Qerim Rabaj 53 vjeç ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit menjëherë pas përfundimit të operacionit. Prej 24 qershorit të vitit të kaluar ai bënte pjesë në listën e personave të përfshirë në trafikun e drogës në Lazarat.
Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit forcat speciale gjatë kontrollit të banesës së Qerim Rabaj, kanë gjetur e sekuestruar 1 presë metalike me pompë hidraulike me manometër për presimin e lëndës narkotike, 3 kg lëndë e dyshuar narkotike-canabis sativa, 8 tubeta qelqi të mbushura me fara të dyshuara të bimës canabis sativa, 3 kasaforta metalike të mbyllura, 2 pajisje për filtrimin e ujit, 5 kamera vëzhgimi dhe 1 monitor, 1 autovetur e markës BMË me targa AA 550 FD.
Arrestimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )