“Armata e Veriut” kundër Radanoviç
"Nuk duam të na drejtojë një serb"

“Armata e Veriut” kundër Radanoviç<br />"Nuk duam të na drejtojë një serb"
Pas humbjes me Skënderbeun në fundjavë duke pësuar një goditje të fortë në shpresën për titullin kampion këtë edicion në Superiore, Kukësi largoi nga ekipi trajnerin Artim Shaqiri dhe në vendin e tij emëroi serbin, Miodrag Radanoviç.

Lëvizja në pankinë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e ekipit të Kukësit, teksa tifo grupi  “Armata e Veriut” ka reaguar në rrjetin social Facebook me një deklaratë duke u vendosur kundër këtij vendimi të presidentit, Safet Gjici.

Sipas tyre, ardhja e këtij trajneri nuk duhet lejuar nga drejtuesit ndaj dhe kërkojnë që të merren masa lidhur me këtë çështje. Në deklaratë tifo grupi “Armata e Veriut” rikujton ngjarjet e ndodhura në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ku u dhunua përfaqësuesja shqiptare nga tifozët dhe stafi i sigurisë së stadiumit të Partizanit të Beograd, histori e cila vazhdon edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Nuk ngatërrohet futbolli me politikën.. nuk po i kthehem historisë e të flasim për luftëra,por të flasim për sport...të gjithë e dimë se kur u luajt ndeshja serbi- Shqipëri të gjithë delegatëve të FSHF së bashku me Armando Dukën iu hoq stema e simbolit shqiptar në rrobat e tyre (me një thikë dorë madje).

Në ndeshjen Apolonia-Tirana portieri serb përdhosi flamurin tonë kombëtar, në ndeshjen Partizani-Kukësi sulmuesi serb iu drejtua tribunës tonë me 3 gishta (simbol serb). S’duam shkije në ekip, aq me pak të na drejtojnë. Shumë shpejt do i drejtohemi klubit me një kërkesë” thuhet në deklaratën e tifo grupit të Kukësit, “Armata e Veriut”.

Deklarata reflekton problemet që po kalon klubi verilindor pas humbjes së pësoi ndaj Skënderbeut, pasi ishin përgatitur për një festë të madhe në rast fitoreje, pasi do të ishin me një dorë te titulli kampion, teksa kalendarin e kishin mjaft të mirë në ndeshjet e mbetura.

Megjithatë Kukësi është në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit, ndeshje që do të zhvillohet më 30 Maj. Në rast se fiton Kupën edicioni mund të quhet i suksesshëm, pavarësisht se investimet synonin kampionatin.

Edhe trajneri serb, Miodrag Radanoviç është shprehur ditët e fundit në media se synimi tashmë është Kupa e Shqipërisë përballë Laçit, pasi kampionati është i pamundur me diferencën prej 6 pikësh që është krijuar me vendin e dytë.

kukesi

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja