Numri i të rinjve të cilët kanë mbaruar një shkollë të lartë sot dhe enden rrugëve të papunë është i lartë. Kjo për faktin se tregu i punës është i etur për profesionistë dhe i tejngopur nga diplomat që prodhohen me shumicë nga universitetet tona. Nuk është e rastit që nëpër call-centër punojnë të rinj që mbajnë në xhep një diplomë të fakultetit juridik, apo shkencave sociale dhe degëve të tjera.

Nisur nga një studim i tregut të punës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe rinisë është duke orientuar të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional në qendra të kualifikuara dhe që ofrojnë profesione që i përputhen kërkesës së tregut.

Një e tillë është dhe “Arms School Academy” e licencuar së fundmi nga kjo ministri e cila pritet të nxjerrë teknikë të specializuar në fushën e formimit profesional për instalim dhe menaxhim të sistemeve të sigurisë në tregun shqiptar.

Kjo qendër profesionale që ka hapur dyert sot për të gjithë studentët është e licencuar pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit, do të përgatisë specialistë në fushën e instalimit dhe menaxhimit të sistemeve të sigurisë që kanë të bëjë me vendosjen e kamerave të sigurisë në objekte publike apo privatë, vendosjen e sistemeve të thjeshta të alarmit, sistemet e alarmit kundër zjarrit e të tjera, si dhe menaxhimin e IT.

Sipas Statistikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale papunësia tek të rinjtë që ndjekin arsimin profesional është rreth 15 % më e ulët se sa të rinjtë që ndjekin studimet e larta në universitete. Për të ndikuar në uljen e papunësisë si dhe për të nxjerrë teknikë të kualifikuar, një grup inxhinierësh dhe profesorësh të njohur në fushën e inxhinierisë elektronike do të zhvillojnë kurse mësimore, 5 mujore pranë “Arms School Academy” e cila ofron infrastrukturë dhe ambiente laboratorike të mundësuara nga gjigantë të teknologjisë botërore, sipas parametrave të tyre.

Kompani të njohura elektronike me të cilat ka marrëdhënie kontraktuale “Arms Academy School” si TECNOALARM, SAMSUNG, PANASONIC, SICEP,WAVELET,SAIMA,CIA TRADING, SPAZIO ITALIA, ESSER AUSTRIA, COMETA, HIRSH, HONEYWELL, VIDEOTEC kanë mundësuar pranë kësaj qendre profesionale, inxhinierë të tyre të kualifikuar të cilët do zhvillojnë mësim për ata që do të zgjedhin të frekuentojnë kurset mësimore pranë qendrës së “Arms School Academy”.

“Arms School Akademy” ka marrëveshje me kompanitë me të cilat ajo operon, që për 5 nga kursantët të cilët do të dalin me rezultate të larta pas përfundimit të kursit, të punësohen menjëherë pranë tyre. Certifikata që këta të rinj marrin pranë “Arms School Akademy” njihet jo vetëm në tregun shqiptar të punës por edhe në vende të tjera të Komunitetit Evropian. “Arms School Akademy” ndodhet në autostradën Tiranë –Durrës, kilometri i 9 në Kashar ose mund të kontaktoni edhe në [email protected].

kurse

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)