FIER - Gjykata e Fierit ka lënë në burg Ylli Kapllanaj, i cili akuzohet për vrasjen e Ilirjad Alushaj 21 vjec në fshatin Ngracije në Mallakastër.

Ngjarja u shënua më 19 prill, pasi 21-vjecari u qëllua për vdekje nga i zoti i shtëpisë, pasi tentoi të grabiste banesën e tij.

47-vjecari e ka pranur krimin dhe ka deklaruar se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ylli Kapllanaj, kërkesë e lënë në fuqi edhe nga organi i akuzës.

(ad.ti/shqiptarja.com)