“Arsimi i lartë”, kuvendi diskuton 
studentët protestojnë: “Reforma Oxi”

“Arsimi i lartë”, kuvendi diskuton <br />studentët protestojnë: “Reforma Oxi”
TIRANË - Teka në Kuvend ka nisur seanca e posaçme ku po diskutohet dhe pritet miratimi ose jo i ligjit të ri në arsimin e lartë, studentë të shumtë janë mbledhur përpara allës së Parlamentit për të protestuar kundër miratimit të këtij ligji.

Studentët e kanë cilësuar ligjin e Arsimit të Lartë si të “turpshëm”.  Mëe parrulla të shumta që mbanin në duar me mbishkrime të ndryshme ata janë mbledhur aty për tu thënë parlamentarëve se janë kundër miratimit të këtij ligji.

“Reforma Oxi”, “Për universitetin, për shoqërinë” ishin disa nga mbishkrimet në banderolat që studentët mbanin në duar.

Lëvizja për Universitetin në një deklaratë për mediet mbajtën qëndrimin se kjo reformë do të shkatërroi arsimin e lartë dhe akuzuan opozitën si bashkëpunëtore të heshtu të këtij ligji. Sipas tyre studentët do të bëjnë të pamundur implementimin e ligjit pavarësisht nëse miratohet.

protesta

protesta

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës