TIRANE – “S’mund t’i lëmë institucionet e artit në duar të inercisë dhe artistët në duar të rastësisë”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zgjodhi festivalin e Librit për t’i dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Partia Demokratike lidhur me kontratat e reja të punës me afat të përcaktuar për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Ministrja Kumbaro siguroi se struktura e re nuk do të shkurtojë asnjë post pune për artistët, madje tha ajo, do të krijojë hapësira edhe për artistë të rinj. Reforma për kulturën do të vendosë, sipas saj marrëdhënie të qarta kontraktuale dhe do të krijojë një skenë afatgjatë të vlerësimit të performancave artistike.
Ministrja Kumbaro tha se qeveria ka vendosur t’i nxjerrë artistët nga situata e paligjshmërisë dhe se reforma në institucionet ekzistuese të kulturës, sipas saj s’mund të lihet në kornizën e vjetër të paraviteve ’90.
“Është folur për këto reforma ndërsa taksapaguesit vijojnë derdhin taksa për artin. Është kërkuar edhe nga teatrot bashkiakë ndihmë për të bërë reformë, është kërkuar një ssitem konkurence dhe meritokracie dhe jo thjesht një taraf për një vend pune dhe për një rrogë. Është provë sesi shkojnë institucionet e artit drejt dështimit financiar. Jemi krejtësisht të angazhuar për reformë, por duhet besim dhe komunikim i vazhdueshëm. Hedh poshtë cdo manipulim të opinonit që thotë “vit zero”. S’ka vit zero në kulturë se nuk e bën kulturën një ministri apo një qeveri. Politika ka detyrë të vërë në përdorim mekanizma që ta mbështesin kulturën dhe meritokracinë.
Reforma në institucionet ekzistuese të kulturës që mbahen me buxhetin e shtetit, që s’mund të lihen në kornizën e vjetër të paraviteve ’90. Këta zëra i gjeta në mes tuaj, ne vetëm i dëgjuam forty nga të rintjë jashtë dhe artistët brenda institucionit që s’e kanë ndjerë vlerësimin”, u shpreh ministrja e Kulturës.
Kumbaroi theksoi se kultura nuk mund të jetë një luks që i shtohet ekzistencës vetëm pasi të kemi zgjidhur problemet sociale. “Është në interesin e zhvillimit kulturor të një vendi që kriter duhet të jetë cilësia artistike. Drejt kësaj duhet të bashkohemi të gjithë”, përfundoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com