“Asim Vokshi” përcaktohen
kushtet e rregullat e regjistrimit

“Asim Vokshi” përcaktohen<br />kushtet e rregullat e regjistrimit
TIRANE- Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” ka përcaktuar rregullat, dokumentacionet dhe afatet për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin studimet sipas gjuhëve të kërkuara. Nxënësit për të aplikuar duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrim, kopje e noterizuar, e njehsuar me origjinalin, e dëftesës së lirimit të nxënësit si dhe kopjen e kartës së identitetit të nxënësit.

Sipas rregullores së përcaktuar, kanë të drejtë të regjistrohen nxënës nga qyteti i Tiranës dhe nga ato qytete apo rrethe ku nuk ka gjimnaze me orientim gjuhësor. “Dega anglisht-gjermanisht do te jetë me 70 nxënës, ndërsa degët e tjera do të jenë me 35 nxënës.

Kur numri i kërkesave për një degë është më i madh se numri nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen sipas mesatares së notave të provimeve të lirimit, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes” thuhet në rregulloren e përcaktuar nga Drejtoria Arsimore. Po sipas këtij dokumenti kur një nxënës fitues nuk paraqitet në shkollë brenda 15 ditëve nga fillimi i vitit shkollor, nxënësi tjetër, sipas radhës në listë, gëzon të drejtën e pranimit në shkollë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO