“Atlantik” shkel vendimin e Gjykatës
nuk dëmshpërblen të aksidentuarin

“Atlantik” shkel vendimin e Gjykatës<br />nuk dëmshpërblen të aksidentuarin
TIRANE- Shoqëria e Sigurimeve “Atlantik sh.a”, shkel vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe asaj të Apelit, ku të dyja gjykatat kanë dhënë urdhër që kjo shoqëri t’i paguajë menjëherë shifrën prej 17 milionë lekësh të aksidentuarit Qamil Skilja.
 
Në 7 dhjetor 2012 avokati i çështjes njofton Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për vështirësitë financiare të palës debitore shoqëria “Atlantik sh.a”, e cila me një kërkesë padi ka vetëdeklaruar se është në vështirësi financiare dhe nuk mund të ekzekutojë vendimet e gjykatës.
 
Në 25, maj 2006, Qamil Skilja po udhëtonte me mjetin e tij tip “Jamaha” ku si pasagjere kishte edhe vajzën Enkeljda Skilja. Në orën 8 të mëngjesit në aksin rrugor Ndroq-Tiranë, mjeti “Jamaha” përplaset me një tjetër automjet taksi i drejtuar nga Naim Kasa.
 
Për pasojë u aksidentuan rëndë, 66-vjeçari Qamil Skilja dhe vajza e tij Enkelejda Skilja. Sot ai jeton pa asnjë ndihmë dhe fillikat në një lagje të kombinatit. Ai e ka fituar me të vendim gjykate të drejtën e dëmshpërblimit, por deri tani ai nuk ka marrë asnjë kompensim financiar. Ndërsa në shtator të këtij viti ai duhet t\i nënshtrohet një operacioni për jetë a vdekje në Itali.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni