TIRANE- Godina që prej vitit 1979 godinë është identifikuar nga qytetarët si Agjencia Telegrafike Shqiptare, tashmë do t'i shërbejë Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoratit të Mjedisit.
Kështu që, ky fillim jave i ka gjetur një pjesë të punonjësve të “ATSH” në një godinë të re, e pozicionuar mbrapa Radiotelevizionit Shqiptar. Ndonëse ambientet e reja janë ende në proces mobilimi duket qartë se ato ofrojnë kushte komode dhe moderne.
Kamera e “A1 Report”, ka vizituar edhe godinën e vjetër të “ATSH”, ku ajo çka tërheq vëmendjen është heshtja dhe ambientet e boshatisura.
Në ish-ambientet e Agjencisë kemi gjetur drejtorin e Multimedias, Ylli Patën, i cili na shpjegoi se “ATSH” nuk do të ketë vetëm një godinë të re, por edhe një koncept të ri që tashmë ka nisur të zbatohet që me ardhjen e qeverisë Rama.
“Prej një viti kemi një koncept që të jemi një agjenci publike ku të japim të gjithë zërat e shoqërisë dhe një hapësirë shumë të rëndësishme për vetë qeverisë e cila normalisht prodhon më shumë lajme por është dhe opozita ka hapësirën e vetë”, tha Ylli Pata.
Çdo pjesë e këtij institucioni që mund të quhet ndryshe shkollë për qindra gazetarë, përkthyes, fotoreporterë, dhe teknikë ka një histori më vete sipas dekadave të ndryshme.
Para viteve ‘79 kjo godinë shërbente si agjencia kineze e lajmeve, por prishja e marrëdhënieve me Kinën bëri që godina të ishte në funksion të “ATSH”.
Deri para viteve ’90 ishte si një bunker, ruhej nga të gjitha cepat me policë të armatosur. Në disa salla nuk lejohej të hynin as gazetarët, por vetëm persona të autorizuar.
Sot, “ATSH” nuk do të jetë më në këtë godine.
Zhvendosja, nuk ka qenë e thjeshtë sidomos për punonjësit e vjetër të cilët për të ruajtur nostalgjinë për këtë vend, kanë marrë edhe simbole prej tij. Një copë gur i ka mjaftuar Arjan Jorgaqit, shefit të lajmeve nga bota, si kujtim nga ish-vendi i tij i punës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)
29 Nëntor, 10:22
-
80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës
29 Nëntor, 10:18
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor, 10:15
-
VIDEO/ Klas i pastër, Ronaldinho i shënon supergol Real Madridit në El Clasicon e legjendave
29 Nëntor, 10:08
-
Shkodër/ Ish-godina e shkollës 9 vjeçare në Vaun e Dejës ishte kthyer në shtëpi bari, arrestohet elektricisti i zonës, hetohen dhe 3 punonjës të OSHEE-së(VIDEO)
29 Nëntor, 10:07
-
Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, reagojnë 'Gjigantët e teknologjisë': Proces i nxituar! Fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme
29 Nëntor, 09:57
-
Zbulohet në Lezhë një vatër e 'Murtajës afrikane të derrit! Vendoset në karantinë zona në Malin e Rrenxit në Shëngjin
29 Nëntor, 09:49
-
Vrasje të qëllimshme, ndërhyrje në zgjedhje e spiunazh, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë! Metodat po bëhen më të sofistikuara
29 Nëntor, 09:43
-
Behgjet Pacolli zbulon detaje për jetën personale: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore
29 Nëntor, 09:32
-
Lufta në Ukrainë/ Katari po tenton të zgjerojë fushën e ndërmjetësimit mes Kievit dhe Moskës! Forcat ajrore të dy shteteve lëshojnë dronë njëra-tjetrës gjatë natës
29 Nëntor, 09:26
-
Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj
29 Nëntor, 09:26
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14