TIRANË - Panairi Auto Motor Show, është hapur për herë të dytë për gjithë të apasionuarit e kryeqytetit dhe jo vetëm. Pas nje edicioni të suksesshëm vitin e kaluar, organizatorët e Tirana Expo Sentër dhe Ajsberg Komunkejshën, vendosën të rikthehen përsëri për publikun shqiptar.

Gjatë hapjes ishte e pranishme administratorja e Ajsberg Komunikejshën, Rafaela Rica.

Tirana Expo Center, në këtë panair publiku por edhe bisnesi mund të njihet me mundësitë dhe ofertat për automjetet e reja, por jo vetëm kaq, por janë pjesë edhe mjete të shumta lundruese. Por duke parë edhe suksesin dhe kërkesat e vitit të kaluar, ky panairi po kthehet në traditë”,- tha Rafaela Rica administrator e Iceberg Communication

Të pranishëm në këtë evetn ishin edhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaka, i cili theksoi se ky panair është një risi për publikun por edhe për bisnesin, dhe ofron mundësi shumë të mira. E pranishme ishte dhe ambasadorja e Cekisë, që gjithashtu i vlerësoi si tejet cilësor automjetet e ekspozura në këtë panair.
 
Panairi Auto Motor Show zhvillohet në ambientet e Tirana Expo Center.

panairi
FOTO
 
Redaksia Online

(o.b/ Shqiptarja.com)