TIRANE - Policia e Shtetit ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme se banda e cila është goditur dy ditëve të fundit ka kryer një sërë grabitjesh të tjera, veç asaj në TEG. Përveç 7 grabitjeve të dokumentuara brenda vendit, ata dyshohet se kanë kryer të paktën edhe dy të tjera në Maqedoni, në njërën prej të cilave, njëri nga anëtarët e kësaj bande mbetet i vrarë nga pronari i argjendarisë.
Sipas të dhënave të policisë mësohet se të gjithë personat e përfshirë në grup rezultojnë të dënuar edhe më parë, ndërkohë që njëri nga të arrestuarit, pikërisht Agustin Sula, nga Berati, rezulton i dënuar me 23 vjet burg, për grabitje me dhunë në Durrës, ku gjatë grabitjes kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Njëkohësisht Hajdar Xaka,(Sefa), rezulton i akuzuar për plagosje të rëndë në Krujë, paçka se nuk është arrestuar. Ai në bashkëpunim me vëllanë e tij, plagosën në vitin 2013 një mikun e tyre për prishje pazaresh. Gjithashtu dy prej tre personave të kërkuar, janë të dënuar në Greqi për grabitje, por kanë mundur të hyjnë në vendin tonë dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre.
Grabitjet që tronditën vendin
Policia ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme se autorësinë e bandës së babagjyshave mbajnë një sërë grabitjesh të bujshme, grabitje që janë realizuar me veshje kamuflazhi. Kështu policia pretendon se këta persona kanë realizuar grabitjen e ‘Xhoi Llotos’, në ambientet e AML-së, në pronësi të deputetit Mark Frroku. Gjithashtu dyshohet se janë autor të grabitjes së një filiali banke në Orikum të Vlorës, ku autorët grabitën një makinë në rrugë, futën shoferin në bagazhin e mjetit të vet, kryen grabitjen dhe më pas, shoferin e lanë në rrugë në aksin Dukat-Vlorë.
Makina u gjet e djegur në Dukat Fshat. Dyshohet se nga të njëjtët persona është grabitur, koncensionari i Benz-it, tri argjendari, në Kuçovë, Laç dhe Fushë-Krujë, po ashtu edhe dy makina, një prej të cilave, e të atit të kryetarit të PS-së së Prezës, makinë me të cilën u tha se u realizua edhe grabitja në TEG. Gjithashtu ka dyshime që të jenë autorët e grabitjes me uniforma policie në Kallmet të Lezhës dhe në qytetin e Vlorës.
Policia dhe prokuroria po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjithë aktivitetin e tyre kriminal, ndërsa autorësinë e këtij grupi mbajnë edhe grabitjet e argjendarive në Strugë dhe Dibër.
Pasditen e Krishtlindjeve, katër persona të maskuar si ‘babagjysh’ hynë në dyqanin e argjendarisë, pasi e boshatisën ikën me mjetin që ishte i parkuar. Makina u gjet e djegur, ndërsa autorët u tha se u kthyen në Tiranë me një mjet tip ‘Fiat’ ku edhe u larguan për të mos u zbuluar deri tani. 4 ditë më vonë, e njëjta skenë, përsërit të Prizren.
Ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014 ka kryer vjedhjet e mëposhtme:
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare TEG.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com