Z. Shella, Qendra që ju drejtoni, INFOCIP, ka shprehur para ca ditësh qëndrimin e saj lidhur me vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, duke e vendosur theksin tek përgjegjësia e Bordit mbikqyrës. Pse ky qendrim?
Mbledhja e firmave për shkarkimin e Fullanit është një verbalizim i zemëratës së thellë, deri në dëshpërim, që ka krijuar kjo mega-vjedhje. Pavarësisht efikasitetit tënjë instrumenti të tillë për largimin e atij që perceptohet si përgjegjegjës për këtë vjedhje (Fullanit), qasja jonë, në fakt, shkon më tej.Ne kemi kërkuar qëpara përgjegjësisë të vihen anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH.
