TIRANË- Deklaratën e kreut të ALUIZN-it, Artan Lame të bërë dje ku tha se “në planin urbanistik të miratuar nga ish-qeveria Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është parashikuar që ndërtimet pa leje mbi pesë kate të mos legalizohen”, Bashkia e Tiranës e ka quajtur mashtrim.
Në një deklaratë për mediat në mesditë, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi tha se ligj i legalizimeve është miratuar në kohën kur në krye të bashkisë ishte kryeministri Edi Rama.
Ajo tha se, ligji për “Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” është miratuar në vitin 2006, kohë në të cilën kryetar bashkie ishte Edi Rama. Dhe në këtë ligj përcaktohej se: “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”, mes të cilëve ndodhet edhe pallati i Artan Lames”.
“Pra, kualifikimi i subjekteve bëhet që në momentin e deklarimit prej tyre të ndërtimit pa leje dhe mbështetur mbi studimet urbanistike para vitit 2006. Plani i përgjithshëm vendor të cilit i referohet zoti Lame është vitit 2013, pra plot 7 vjet pas miratimit të ligjit për legalizimet”,- vijoi Xhindi.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com