Të cilët ndonëse e vlerësojnë Kodhelin dhe kandidatet të tjerë të listës së PS për përkushtimin me të cilën e morën fushatën dhe bashkëbisedimin me njerëzit, nuk ia falin Bashës dhe ekipit të kandidatëve të qarkut Kukës të kryesuar nga Flamur Noka këtë rezultat zhgënjyes.
Kështu, duke qenë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në selinë blu pati shumë reagime dhe protesta kundër Bashës, të cilët e detyruan atë që të merrte vendimin për të ngrirë të gjitha funksionet në PD dhe të rikandidojë në zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e ri të PD, demokratët nuk janë mjaftuar me kaq.
Anëtarësia e PD në të gjithë vendin kërkon me ngulm dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, dhe vazhdon ende ta kërkojnë atë.
Kësaj kërkese i janë bashkuar edhe demokratët kukësianë, të cilët kanë protestuar kundër Bashës duke vendosur pankartën e institucionalizuar tashmë “Basha IK”, në zyrat e PD të këtij qyteti.
Tashmë vendosja e pankartave në selitë e PD me mbishkrimin “Basha ik” është bërë virale, duke mbërritur deri në Holandë./ Tema
dy.b/shqiptarja.com