Ndërsa në Parlamentin e Shqipërisë po vijon votimi për presidentin e ri ku e vetmja alternativë është ajo e Ilir Metës, Rama gjen rastin të bëjë pak humor.
Kryeministri është ulur në karrigen e Berishës, ndërsa në momentin që u thirr emri “Berisha Sali”, Rama është përgjigjur “Këtu” dhe ka ngritur dorën.
Por kreu i qeverisë e ka vijuar "rolin e Berishës" pasi kur po i drejtohej kutisë u është drejtuar deputetëve: "Do votoj edhe për Saliun."
Në këtë seancë siç edhe pritej, mungojnë përfaqësuesit e opozitës, të cilët vijojnë protestën dhe bojkotin për zgjedhje të lira.
Sekretariati për vlerësimin e kandidatëve i përbërë nga Vangjel Tavo dhe Musa Ulqini shpalli nisjen e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri vendit. I pari ka votuar deputeti i PS, Sadri Abazi.
Presidenti i ri do të marrë detyrën zyrtarisht më datë 24 korrik, kur i skadon mandati presidentit aktual, Bujar Nishani.
[gallery]22025[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO