“Big Brother Albania 7” fillon më
21 shkurt, surpriza pafund

“Big Brother Albania 7” fillon më<br />21 shkurt, surpriza pafund
Për gjithë fansat e këtij formati, lajmi i mirë është se edicioni i 7 i “Big Brother Albania” fillon me 21 shkurt.

Një ndryshim i këtij edicioni nga ato të kaluarit është se transmetimi “live” i spektaklit do të jetë të premteve, duke filluar nga data 21 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur prezantuesja e programit, Arbana Osmani përmes profilit të saj në “Instagram”.

“Për shkak të impenjimit tim paralel tek “E diell”, këtë vit “Big Brother” do të jetë live të premten duke filluar nga data 21 shkurt në “Top Channel”.

Gjithashtu, stafi realizues i shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, ka paralajmëruar se ka punuar shumë për këtë edicion dhe do të ketë surpriza e befasi të shumta për publikun.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar