“Big Brother Albania 7”, ja sekretet dhe surprizat 

“Big Brother Albania 7”, ja sekretet dhe surprizat 
Rikthehet në ekranin e “Top Channel” një nga patentat më të suksesshme, “Big Brother” në edicionin e tij të shtatë në vendin tonë. Duke filluar nga 21 shkurti rikthehen emocionet e garës së madhe të sekreteve. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit “Big Brother” do të realizohet të premteve në prime time. Burime pranë produksionit tregojnë se, “BB7 është një edicion që do të realizohet nga një ekip kryesisht i ri autorësh, pra me frymë të re.

Formulat e lojës do të jenë krejt të ndryshme nga edicionet e para. Provat do të jenë disi më të forta për t’i vënë banorët në sfida të forta jo vetëm prakticiteti e fizike por, edhe inteligjence”. Por, cilat janë ndryshimet që do të pasojnë këtë spektakël nga vitet e kaluara. “Çdo edicion i ri është në vetvete një edicion ndryshe nga i mëparshmi, sepse do të  sjellë personazhe të rinj, karaktere të reja, banorë që do të përfaqësojnë kategori, shtresa e probleme të ndryshme sociale”, pohojnë burimet.

Një tjetër surprizë e këtij shoë, ëhstë shtëpia e “BB7”, e cila sipas produksionit do të jetë shtëpia më e bukur e më komode se asnjëherë tjetër. “Këtë vit, janë menduar të shtohen disa elemente e kënde, që do t’i dëshironim të gjithë t’i kishim në shtëpitë tona. Shtëpia e ëndrrave ku s’do mungojë asgjë sidomos për aq kohë sa banorët do ti fitojnë sfidat me Big Brother”.

Shoë “Big Brother” siguron se këtë vit do të ketë në shtëpi banorë të profesioneve shumë interesante e me shumë nivel. Do të ketë njerëz që kanë si shkollë të tyre eksperiencat e jetës por, që vijnë dhe nga shkolla e punë shumë të mira e me nivel të lartë profesional. Spektakli do të drejtohet për të shtatën herë nga ikona e këtij spektakli, Arbana Osmani.

arbana osmani

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar