“Carmina Burana”, ringjitja sot
në skenë, përsëri “korr” sukses

“Carmina Burana”, ringjitja sot<br />në skenë, përsëri “korr” sukses
Me një trup të rifreskuar dhe nën drejtimin e dirigjentit italian Alessandro Cadario, baleti “Carmina Burana” përsëriti sot në mbrëmje edhe suksesin që shënoi në premierën e tij të parë. 

Ky balet ka çelur sezonin artistik dhe do të shfaqet sërish të shtunën në orën 19.00. 

Në mungesë të një premiere të re, drejtoresha e sapoemëruar Zana Çela mendoi që t’i risillte publikut në skenë një nga premierat më të suksesshme të sezonit të kaluar ku marrin pjesë mbi 200 artistë dhe alternohen këngët e korit muzika orkestrale dhe performancat e baletit. 

Edhe në këtë ringjitje të premirës Carmina Burana, publiku dhe duartrokitjet e tij nuk munguan. Interpretimet fantastike të trupës së balerinëve dhe zëri gurgullues i korit emocionuan publikun. Ky sukses i përsëritur është një tregues i nevojës për një menaxhim më të mirë të operës dhe baletit në sezonin e ardhshëm. 

Vërshimi këtë fundjavë i publikut shqiptarë dhe të hyajve që banojnë në Tiranë në dyert e operës e ka një motiv më tepër. 

Interpretohet Himni i dashurisë, i konceptuar si gjuhë e trupit nga koreografi me origjinë hungareze Youri Vamos. Dhe këtë mbrëmje trupi e lëvizjet e këtyre balerinëve dhe këngëtë korale i kanë dhënë mesazhe mbresëlënëse publikut.

Foto nga shfaqja e baletit “Carmina Burana”
burana

burana

Carmina Burana

Carmina Burana

Carmina Burana

Carmina Burana

Artdashës të shumtë të interesuar për të ndjekur baletin “Carmina Burana”
carmina burana

carmina burana

carmina burana

carmina burana

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë