“Çefa-Lelçaj” KLD debat për 
shkarkimin e dy anëtarëve

“Çefa-Lelçaj” KLD debat për <br />shkarkimin e dy anëtarëve
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot datë 17.10.2014, mbledhjen e radhës e cila nisi me një mesazh të Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, kundër çdo ndërhyrjeve të pushtetit legjislativ në veprimtarinë e KLD-së. Në fjalën e tij, Presidenti Nishani, e konsideroi një praktikë të paprecedentë dhe të papranueshme shfrytëzimin e një pushteti të caktuar nga disa parlamentarë, për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të KLD-së dhe familjarëve të tyre.

“Përtej kësaj, kam konstatuar dhe dëshiroj ta theksoj që edhe një praktikë e paprecedentë e shfrytëzimit të një pushteti të caktuar nga disa parlamentarë për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të hetuar familjarët e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është e papranueshme. Natyrisht për fat të keq ky precedent dhe kjo praktikë tashmë është vendosur, çka do t’i lejojë çdo shumice parlamentare që do të vijë në këtë vend, jo vetëm të ndryshojë sipas objektivave politikë përbërjen e institucioneve të pavarura, por i ka krijuar tashmë praktikën fatkeqe që të futet dhe të hetojë në jetën personale, familjare të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të gjyqtarëve”,- theksoi Nishani.

Në vijim të fjalës së tij në mbledhje, ndryshe nga qëndrimi i mazhornacës, Nishani theksoi se të gjithë anëtarët e KLD-së kanë bërë një punë shumë të mirë në këtë institucion duke i inkujaruar ata që të vijojnë detyrën e tyre në mënyrë që të garantohet funksionimi i institucioneve Kushtetuese.

Naço            
Më herë përpara se sa të niste mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministri Nasip Naço theksoi KLD nuk duhet të votojë inspektor të dyshuar për korrupsion. Ai kërkoi mosvotimin e kandidaturës së Arjan Qafës për gjyqtar apeli nga KLD, në kushtet kur Inspektorati i Kontrollit të Pasurisë, ka gjetur një shumë prej 200 mijë eurosh të pajustifikuara nga personi në fjalë. “KLD gjen dhe fut në rend të ditës gjithçka dhe nuk fund në rend dite kërkesën e Ministrit të Drejtësisë që është me të vërtetë e rëndësishme kundër korrupsionit. Të përcaktohet axhenda e tyre. Lus zotin që KLD të ketë pak integritet, të paktën të mos ta votojë sot për anëtar të gjykatës së apelit.”- shprehet Naço.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim