“Cefa”, Arvizu takon Topallin
Pas takimeve me kryesocialistin Rama dhe kryeministrin Berisha, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar sot pasdite kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Takimi, i cili vjen disa ditë pas tensionit në Kuvend gjatë votimit për anëtarin e ri të KLD-së.
TIRANË – Pas takimeve me kryesocialistin Rama dhe kryeministrin Berisha, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar sot pasdite kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Takimi, i cili vjen disa ditë pas tensionit në Kuvend gjatë votimit për anëtarin e ri të KLD-së.
Sipas zyrës së shtypit të KUVENDIT, tema e bisedimeve ishte axhenda e Parlamentit dhe e punës së komisioneve gjatë kohëve të fundit.
Kryetarja e Kuvendit bëri një përmbledhje të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka kaluar dhe votuar disa blloqe nenesh dhe amendamentesh, sipas rekomandimeve të
OSBE/ODIHR, post zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011.
Kryeparlamentarja Topalli e siguroi ambasadorin amerikan se me gjithë punën që është bërë, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka mundësitë që ta përmbyllë punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, pra muajit prill.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, foli edhe për ecurinë e reformës parlamentare.
Zonja Topalli theksoi se “Grupi i Punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë”. Biseda vazhdoi edhe me diskutime të zhvillimeve të tjera të fundit në Parlament, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit.
Ambasadori amerikan në këto takime ka diskutuar me palët për zhvillimet më të fundit politike në vend, kur javën e fundit Kuvendi u shndërrua rishtas në strehën e mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe mazhorancës.
Mënyra e votimit të Elvis Cefës për postin në KLD ishte arsyeja e përplasjes më të fundit në Kuvend.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15