“Çfarë pa kryeshërbëtorja” është premiera më premtuese dhe më provokuese që pritet të ngjitet ne Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Kjo dramë e viteve '60 e dramaturgut anglez Xho Orton bashkon në skenë potencialin komik të gjuhës me absurditetin e manifestimeve fizike të sjelljes njerëzore.
‘’Një përcaktim fare i thjeshtë. Ne kemi këtë termin feminist. Një mashkull feminist që mund të jetë një donzhuan. Po çfarë e bën një shef feminist. Dhe ku ndryshon ky mashkulli nga një shef feminisit?’’-u shpreh Fuga.
Risia e kësaj premiere është se ngjitet ne skenë, jo nga një, por nga tre regjisorë Kiço Londo, Ina Morinaj e Ledian Gjeçi.
‘’Pasja e 3 regjisorëve në një shfaqje është provokimi më i thjeshtë. Në Teatrin Kombëtar Ekperimental po afrohen jo vetëm të rinj, por po afrohen njerëz të rinj në moshë por me vlera të mëdha, dhe mjaft të dashur për publikun shqiptar’’,-u shpreh Londi.
A do të mjaftonin tre regjisorë për të sinkronizuar bukur profilet e veçanta te aktorëve më të njohur shqiptarë në skenë Mehdi Malkaj, Rozi Kostani, Genci Fuga, Gazmand Paja, Laura Nezha e Ilia Kaçi.
Kjo komedi e zezë, ngre çështjet të rëndësishme ndaj të gjithë sistemit shoqëror, pa vendosur një vijë ndarëse midis mirëqenies mendore e çmendurisë.
Komedia do të ngjitet ne skenë në datën 11 shkurt për të vijuar deri në 5 mars, me shfaqje të pandërprera nga e mërkura deri të dielën.
[gallery]20978[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO