“Cigaret që flasin”, projekti i të
ardhmes për të lënë duhanin

“Cigaret që flasin”, projekti i të<br />ardhmes për të lënë duhanin
Studiuesit kanë menduar një metodë të re për t’i bindur duhanpirësit që të heqin dorë nga duhani. Dhe kjo metodë është krijimi i paketave të cigareve të cilat flasin. Studiuesit nga Qendra e Kontrollit dhe Kërkimeve për Duhanin kanë arritur të krijojnë dy paketa të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme.
 
Këto paketa sigurisht që mesazhet i kanë të regjistruara. Në këto pako do të përdoret pak a shumë e njëjta teknologji që përdoret edhe në kartolinat e ditëlindjeve, të cilat fillojnë të këndojnë urimin në momentin që hapet kapaku.
 
Njëri prej studiuesve, Craëford Moodie tha se “ në të ardhmen mund të kemi paketa cigaresh të cilat flasin apo luajnë muzikë”. “Ne donim të provonim nëse kjo gjë mund të përdoret për qëllimet tona”, u shpreh Moodie.
 
Në rast se ky projekt do të zbatohet së shpejti, atëherë do të ndryshojë legjislacioni, i cili do t’i detyrojë kompanitë të ndryshojnë paketimin e tyre. Megjithatë, këto kompani e kanë mirëpritur këtë risi.
 
Kjo pajisje u testua fillimisht tek femrat e moshave 16 dhe 24, pasi këto janë grupet me moshën më të lartë të përdorimit të duhanit. 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi