“Coin Tirana dhuron”, një ditë në
shtëpinë e fëmijës 'Zyber Hallulli'

“Coin Tirana dhuron”, një ditë në<br />shtëpinë e fëmijës 'Zyber Hallulli'<br>
Coin Tirana, departamenti i njohur multibrand i modës në Tiranë, ka rezervuar momente të vecanta sot pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Në prag të festave të fundvitit, Coin Tirana dhe stafi , kanë kontribuar duke dhuruar pako të ndryshme me veshmbathje dhe kane kaluar disa orë argëtimi së bashku me vogëlushët, duke sjellë më shumë emocion dhe buzëqeshje tek ata.

Administratorja e Coin Tirana, Hasnie Kasneci, u shpreh se Coin, pjesë e kompanisë Gener 2, ka ndërmarre disa here nisma të tilla sociale të cilat synojnë të përmirësojnë kushtet e fëmijëve të qendrës “Zyber Hallulli”.

“Në këto ditë festash këta fëmijë kanë nevojë më shumë se kurrë për të ndjerë dashuri dhe mbështetje. Ne po e kthejmë këtë iniciativë modeste tashmë në traditë disa vjeçare për t’i dhuruar një ditë ndryshe këtyre fëmijëve, për t’ju dhuruar dashuri dhe momente festive”, - shprehet Znj.Kasneci.

Coin Tirana, me të tilla nisma bamirësie ka si qëllim jo vetëm t’u dhurojë fëmijëve në nevojë momente gëzimi por edhe të sensibilizojë biznese të tjera shqiptare për mbështetjen ndaj vogëlushëve, të cilët kanë më shumë se kushdo tjetër nevojë për ngrohtësi dhe gëzim në këto ditë festash.

coin tirana

coin tirana

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar