Ajo nuk i ka shpëtuar objektivat e fotografëve gjatë  ndeshjes Francë-Shqipëri  shkruan gazeta  e njohur italiane “Corriere della Sera” për tifozen shqiptare Rike Roçi.“Kapele dhe dekolte marramendëse, në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016.

Quhet Rike Roçi, zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan gazeta.

“Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë”, shton ajo.

“Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon “Corriere della Sera”.

Ndërkohë edhe mediat e tjera Europiane janë shprehur me nota pozitive për performancën e tifozerisë në shkallët e stadiumit duke i vlerësuar ata si shembullorë. Tabloidi britanik "Thë Sun"  shkruan se tifozët shqiptarë përbëjnë një "mrekulli të vogël". 

rike roci

rike roci

rike roci

 Foto të tjera

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)