“Daily Mail” për Lazaratin: Meka e Marjuanës në flakë

“Meka e marijuanës” –kështu e konsideron “Daily Mail”, Lazaratin. Ndërhyrja e policisë në fshatin simbol të drogës në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat ndërkombëtare, por për “Daily Mail”, Lazarati është tashmë “Meka e marijuanës në flakë”. Referuar faktit se prej ditës së djeshme, trafikantët po u vënë vetë flakën parcelave me kanabis, “Daily Mail” shkruan se vlera e kanabist të djegur arrin në mbi 3 miliardë paund. Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 13 tonë hashash, të paktën kjo është shifra e bërë publike nga policia e shtetit në katër ditët e aksionit të forcave të policisë, RENEA-s, FNSH-në e Deltës në Lazarat.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe