Një investim i maskuar si borxh për të fshehur rreth 50 milionë dollarë taksa, është akuza që e përditshmja britanike ”Daily Telegraph” ngre ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump, mbi bazën e një dokumenti të firmosur nga ai në vitin 2007 dhe të pikasur nga një hetim tremujor i gazetës për miliarderin amerikan.

Dokumentet e publikuara nga e përditshmja britanike dolën nga një procedurë ligjore të filluar kundër ish-punonjësve të ”Bayrock Group”, shoqëri imobiliare partnere e Trumpit që kishte arritur një marrëveshje me kompaninë islandeze ”FL Group”, tashmë nën hetim.

”Nuk mund të them ende nëse Trump ka përgjegjësi ligjore”, deklaroi Frederick Oberlander, avokat i një prej ish-punonjësve.

”Por, si qytetar amerikan jam i shqetësuar nga ideja që të jem i qeverisur nga një president që mund të ketë qenë kaq neglizhent apo qp mund ta ketë injoruar qëllimisht këtë fakt”, theksoi ai/atsh

Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com)