“Dancing With the Stars Albania 6”
Albatrosi zbulon shtigjet në skenë

“Dancing With the Stars Albania 6”<br />Albatrosi zbulon shtigjet në skenë
Spektakli “Dancing With the Stars Albania”, tashmë në rrugëtimin e tij të 6-të do të na suprizoj në këtë edicion. Ende pa u konfirmuar janë zbuluar dy nga konkurrentët e kësaj gare, shkrimtari Albatros Rexhaj dhe aktori Florian Agalliu. Ndërkohë, janë hedhur poshtë zërat se bukuroshet Marina dhe Luana Vjollca mund të braktisin “Top Chanel” për tu bërë pjesë e kësaj gare. “Nuk ishte e lehtë që të merrja vendimin që të bëhesha pjesë e këtij spektakli, sepse (besoj si shumë nga ju) vallëzimin e kam provuar vetëm në valle popullore në dasma dhe në stil të lirë, ndonjëherë nëpër klube.

Vallëzimi sipas rregullave gjithnjë më është dukur pothuajse i pamundur, por, siç thonë ata më të provuarit prej nesh, pa i shijuar vetë disa gjërave nuk mund t’ua dish lezetin. Kjo ka ndodhur edhe me mua. Thjesht për kureshtje dhe qejf, jam bërë pjesë e një grupi entuziast që ushtron vallëzim dhe vetëm brenda disa ditëve e kam ndjerë se vërtet ekziston një lidhje universale mes të të gjitha formave të artit”, shpreh Albatrosi.

Shkrimtari i cili premton se në këtë garë nuk do të jetë vetëm si një konkurrentë, por si një mik i mirë për të gjithë konkurrentët e tjerë.

“Për mua, të shkruarit është një përpjekje e vazhdueshme për të gjetur qetësinë time shpirtërore dhe një shkarkim i natyrshëm i ndjenjave dhe mendimeve të mia, ndërkaq pothuajse të njëjtën ndjesi e kam edhe gjatë vallëzimit. Edhe pse jam vetëm një fillestar, vallëzimin e përjetoj si një përvojë çliruese, një vazhdimësi të asaj që shkruaj. Sot, për mua, vallëzimi me ndjenja (për qejf të shpirtit) është një formë sublime e shprehjes së dashurisë ndaj jetës dhe kjo gjë më shtyn që ta sprovoj vetën edhe më shumë dhe ta zotëroj sa më mirë këtë art të bukur. Nuk e di kush krejt do të jenë pjesëmarrësit tjerë, por sidoqoftë unë do të marr pjesë thjesht për t’ia kaluar mirë, për të bërë qejf, për të krijuar miqësi të reja dhe pse jo, edhe për të zbuluar shtigje të panjohura të frymëzimit”, përfundon shkrimtari.

Pas pesë sezoneve të suksesshme ku spektakli është shoqëruar me befasi të ndryshme, këtë vit priten surpriza të tjera të këndshme. Le të presim se kush do të jenë 10 konkurrentët që do të garojnë në spektaklin “Dancing Ëith the Stras”.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit