“Dashuria mund”, nisma e të
rinjve për më shumë dashuri

“Dashuria mund”, nisma e të <br />rinjve për më shumë dashuri
TIRANË - “Dashuria mund”, është nisma më e re disa të rinjve kryeqytetas, që në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, do të tejkalojnë kufinjtë e kësaj feste. Qëllimi i organizatorëve do të jetë dhurimi dashurisë për moshat e treta dhe njerëzit në nevojë. Të rinjtë pjesëtarë të Fondacionit “Rilindja shqiptare dhe miqtë”, kanë menduar të shndërrojnë Tiranën në qytetin e dashurisë.

“Dashuria mund” do të marrë ngjyrat e një feste që zhvillohet në datën 14 shkurt 2013 në Pedonalen e “dashurisë” së Tiranës por dhe në qendra të improvizuara në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas organizatorëve, kjo festë i përket të gjithëve, ndaj ata u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në festime dhe të lënë gjurmën e tyre në to.

Pjesë e organizimeve për t`u dhuruar më shumë dashuri njerëzve në nevojë do të jetë dhurimi i një libri të ri ose të përdorur për një shkollë periferike të Tiranës; një vizitë në shtëpinë e të moshuarve për të qenë pranë tyre në një ditë kaq të veçantë; do të përgatitet ushqim për 150 persona në zonën e Laprakës; do të dhurohet gjak për fëmijët talasemikë; do të mbillen lule në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza; do të ndahen pako ushqimore për familjet që jetojnë në vështirësi ekonomike në Laprakë; dhe gjithçka do të kulmojë me koncertin që do të zhvillohet pasditen e 14 shkurtit në Pedonalen e Dashurisë në rrugën “Murat Toptani”.

Sipas Tan Kazazit, njërit prej organizatorëve të nismës “Dashuria mund”, e gjithë filozofia e kësaj nisme është që t’i kushtojmë rëndësi gjërave të vogla.

“Duke shërbyer me dashuri dhe duke dhënë nga pak kontribut të gjithë, ne mund të arrijmë të kemi një shoqëri më të shëndetshme dhe një qytet më të bukur ku të gjithë të bashkëjetojmë më mirë me njëri-tjetrin”, tregon Tan Kazazi mbi idenë e nismës që lindi vetëm një muaj më parë.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari