Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar reportazhin kryesor azilkërkuesve shqiptarë. Në një artikull të gjatë të publikuar në dy faqet e para të numrit të së shtunës, gazetari Alexander Bakker denoncon mbërritjen e shqiptarëve në Hollandë.
Sipas “De Telegraaf”, në Gjermani ka një fluks shqiptarësh shumë herë më të lartë, por autoritetet holandeze kanë zbuluar se një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania nuk pranojnë të kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen më pas Holandës.
Gazeta rendit arsyet kryesore pse shqiptarët largohen. Kjo sipas gazetës ka të bëjë me përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri dhe papunësinë.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitin e kaluar në Holandë. Gazeta thekson se shqyrtimi i kërkesave për azil në Hollandë zgjat deri në gjashtë muaj, por shqiptarët nuk kanë asnjë shans për sukses pasi rregullat e Dublinit përcaktojnë se vetëm në një vend mund të aplikosh për azil. Nëse një kërkesë nuk pranohet , padyshim ajo kërkesë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht./ Respublica
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com