“Dekriminalizimi, Krichbaum për
DW: Kushti parësor për negociatat”
Shqipëria është shumë larg fillimit të bisedimeve, raporti i ODIHR, shqetësues .Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, shprehet gjatë një interviste për “Deutsche Ëelle” se Shqipëria është shumë larg çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE
TIRANE- Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, shprehet gjatë një interviste për “Deutsche Welle” se Shqipëria është shumë larg çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE. Shqetësim për gjermanët përbën raporti i ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit dhe procesi i dekriminalizimit.
“Aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit lokale, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet lokale: Ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, qendra e zgjedhjeve të
OSBE-së, janë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian tërësisht të papranueshme”, u shpreh kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum.
Pavarësisht skepticizmit të Berlinit, Krichbaum thekson se komisioni që ai drejton do të ndjekë me shumë vëmendje sa janë realizuar reformat, siç është lufta kundër korrupsionit, reforma në sistemin e drejtësisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe procesi i dekriminalizimit. Madje, për këtë të fundit, zyrtari i lartë i Bundestagut gjerman thotë se do të jetë elementi kyç për ecjen përpara me procesin e integrimit europian të vendit. Sipas tij, prej dekriminalizimit të politikës do të varet edhe çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet”, tha ai. Teksa vlerëson propozimet e PD, kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum inkurajon klasën politike shqiptare që të miratojnë me konsensus ligjin për dekriminalizimin. “Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës”, theksoi më tej ai. Skandali i CEZ, për Krichbaum duhet të hetohet prokurorë ndërkombëtarë, kjo për të rritur besueshmërinë dhe rezultatet e hetimit.
“Duke pasur parasysh situatën e ndezur politike në Shqipëri, unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit”, shtoi ai. Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaumc flet edhe për vizitën e kreut të PD, Lulzim Basha në Berlin.
Ai thotë se CDU mbështet Partinë Demokratike, pavarësisht rezultateve aktuale zgjedhore, pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, humbja e cila është e dyta radhazi pas parlamentareve të 2013-ës.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15