“Deti”, PD thërret në seancë Metën,
Presidenti:Pranoj! Bushati e ironizon

“Deti”, PD thërret në seancë Metën,<br />Presidenti:Pranoj! Bushati e ironizon<br /><br>
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për negociatat me Greqinë për kufirin detar. Para deputetëve, ministri ka sqaruar se deri në cfarë pikë janë bisedimet me Greqinë, ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar edhe Presidentin Meta për plotfuqinë për nisjen e negociatave.

Duhet një marrëveshje e re për detin. Takimet në Kretë dhe në Korçë kanë qenë frytdhënëse. Ia kam shpjeguar me maturi Presidentit. Janë bërë diskutime që në 2014 për të kuptuar shqetësimet dhe kufizimet që kanë palët për këtë proces. Është bërë leximi i qëndrimit të palëve në nivel teknik në 2014 dhe në 2017.

Para se të bëja kërkesën kam bërë konsultën, si në rastet e kaluara edhe mbrëmë ndryshe nga hera e parë në konferencë, Meta e pranoi që jam takuar dhe e kam informuar se kërkesa do të vijë në rrugë shkresore. Është bërë shumë punë për të hapur një faqe të re në marrëdhënie me Greqinë. Kemi rënë dakord me Greqinë për t’u ulur për një marrëveshje të re. Akoma nuk ka një marrëveshje.

Presidenti ka kërkuar emrat e negociatorëve dhe CV e tyre, ne ua kemi vendosur në dispozicion. Për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat. Ne kemi bërë verifikimin tonë, por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik dhe linçimin e tyre. Përgjegjësia është politike dhe kush ka vërejtje për emrat u drejtohet instancave shtetërore. Parlamenti nuk është shërbimit Informativ i Ushtrisë.

Presidenti në bazë të ligjit nuk jep plotfuqishmërinë. Presidenti jep autorizimin, plotfuqishmëria është kompetencë e ministrit të punëve të Jashtme. Unë i kam kërkuar dhënien e autorizimit Presidentit të Republikës, për të filluar punën konkrete. Pra, edhe njëherë Presidenti nuk lëshon plotfuqinë, por autorizimin, i shkreti nuk e dinte” tha ministri, nderkohe qe reagoi Kodheli duke i kerkuar qe te ruaje etiken.

Ditmir Bushati i është përgjigjur edhe pyetjes se cfare do të ndodhë në negociatat me Greqinë nëse presidenti Ilir Meta, nuk e jep autorizimin. “Kushtetuta dhe ligji kane tre momente qe percaktojne përfshirjen e presidentit. 1.Lëshimi i autorizimit; 2-Autorizimi për te firmosur një marrëveshje; 3-Dekreti i marrëveshjes në fund. Presidenti do zbatojë kushtetutën dhe ligjin.

Unë nuk kam arsye të mendoj gjëra që nuk ekzistojnë. Ka ardhur një letër ku Presidenca që kërkon një informacion të ri për të lëshuar autorizimin. Kjo kërkesë madje nuk është firmosur as nga presidenti por nga një zyrtar i autorizuar nga presidenti dhe ne do ta shqyrtojmë letrën e firmosur nga zyrtari dhe do të japim përgjigje
” deklaroi Bushati.

N/kryetari i Komisionit, Tritan Shehu kërkoi që në komision të vijë dhe të raportojë edhe Presidenti Meta. “Do të kërkojmë që këtu të vijë edhe Presidenti, pasi u bënë shumë lojëra fjalësh dhe akuza”. Vetëm pak minuta më pas, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi konfirmoi për Report Tv se Meta është gati për të shkuar në seancë kur të thërritet. ‘Jam gati t’u përgjigjem pyetjeve të deputetëve’.  Bushati kërkoi që në seancën që të thërritet Presidenti Meta, të jetë i pranishëm edhe ai. “Në komisionin e Jashtëm të jem edhe unë prezent kur të vijë Presidenti” tha kërkoi Bushati

Në komision nuk ka munguar edhe debati me opozitën, që nisi nga formulimi i pyetjeve të PD për ministrin. Bushati është përplasur me Palokën, ndërsa ka shtuar se në këtë proces ka vetëm tre ‘halle’. “Mos më ngri zërin. Egos, paranojës, dhe Saliut nuk kam cfarë t’u bëj këtë proces. Këto janë tre hallet e mëdha’ tha ai.  Ndërsa deputeti i PD, Paloka iu përgjigj “Legen, kur të shkosh në bordellot e Brazilit, fol kështu. Nuk ke bërë asgjë tjetër veçse je përdrillur në komision. I keni lënë në dorë spiunëve të negociojnë” tha ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë