Tre persona kanë përfunduar në pranga gjatë ditës të djeshme pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

Në Elbasan është arrestua Aldo Sabriu, 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij 51- vjeçare me iniciale E.Sh.

Ndërsa në Vlorë është arrestuar  Aristotel Boçi, 39 vjeç. Arrestimi i tij është bërë pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij S.B, 63 vjeç.

Gjithashtu në Fier është arrestuar Haxhi Sherifaj, 55 vjeç, pasi gjykata e kishte dënuar me një vit burg për veprën penale të "Dhunës në familje".

Njoftimet e policisë:
Elbasan

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës, arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Aldo Sabriu, 25 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 15.09.2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrotje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", parashikuar nga nenet 130/a/ dhe 321 të Kodit Penal.

Vlorë
Në vijim të Plan Masave për vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e veprës penale ''Dhuna në familje'' !

Arrestohet në flagrancë shtetasi :

Aristotel Boçi, 39 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij shtetasit S.B., 63 vjeç, ku ky i fundit ka marrë edhe dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Dhuna në familje'', parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Fier
 Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Dhunë në familje".
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
 
-Haxhi Sherifaj, 55 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier.
 
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me një vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 230/a i Kodit Penal.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com