“Dhurues organesh”, opsion i ri në Facebook

“Dhurues organesh”, opsion i ri në Facebook
TIRANE – “I impenjuar”, “mashkull”, “dhurues organesh”: Facebook ka lëshuar opsionin e ri të quajtur “Organ Donor” që vetë themeluesi Mark Zuckerberg e përshkruan si një risi “që mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish”. Që sot, në fakt, të gjithë përdoruesit mund të shkruajnë në ditarin e tyre nëse janë apo jo dhurues organesh dhe të informojnë kështu miqtë për vendimin që kanë marrë. Në këtë mënyrë do të kenë në dispozicion automatikisht linqet e regjistrave të dhuruesve ku të shkruhen menjëherë. Funksioni për momentin është i vlefshëm vetëm për përdoruesit e Facebook në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Por pas disa muajsh do të aktivizohet për të gjithë.

Që sot pra dhurimi i organeve bëhet “social”. Rrjeti social më i përhapur në botë, që kohët e fundit ka kaluar 900 milionë përdoruesit, shpreson kështu të shtojë numrin e dhuruesve të organeve në botë. Duke shtuar këtë informacion në profil, do të ndihmohen ata që janë në kërkim të organeve. “Është një mënyrë për të kontribuuar në zgjidhjen e problemit të madh të dhurimit të organeve”, shpjegoi 27-vjeçari Zuckerberg në një intervistë në programin Good Morning America të kanalit ABC.

Frymëzimi, ka treguar themeluesi i rrjetit social, i lindi duke folur me të fejuarën Priscilla Chan (studente mjekësie) por edhe falë miqësisë me Steve Jobs që i ishte nënshtruar një trapianti të mëlçisë para se të vdiste vitin e kaluar. Si funksion shërbimi i ri është fare e thjeshtë. Në seksionin “Live Event” kushtuar ngjarjeve të rëndësishme është shtuar edhe një hapërisë e re në kategorinë “Shëndet dhe mirëqënie” që ëshë quajtur pikërisht “Dhurues organesh”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special