Në këtë garë kandidojnë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.
57 mijë e 18 zgjedhës nga të cilët 29.399 janë meshkuj dhe 27619 janë femra do të drejtohen në 118 Qendra Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.
Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.
Administrimi i procesit zgjedhor do të kryhet në KZAZ numër 19 në Dibër, në të cilën shorti ka caktuar opozitën me katër anëtarë dhe maxhorancën me 3 anëtarë.
Në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës, koalicioni i mazhorancës Aleanca për Shqipërinë Europiane përbëhet nga 4 parti PS, LSI, PDIU dhe ADK.
Ndërkaq opozita në koalicionin Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka në përbërje 12 parti, PD, PR, LZHK, PBKD, PPKDSH, POSH, PBD, MDL, PAA, AK, LDE, PDK.
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, të cilit iu publikua një video duke i kërkuar një vajze 20-vjeçe favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
Bashkia dibër
1. Njësia admnistrative Arras
2. Njësia admnistrative Fushë Çidhën
3. Njësia admnistrative Kala e Dodës
4. Njësia admnistrative Kastriot
5. Njësia admnistrative Lurë
6. Njësia admnistrative Maqellarë
7. Njësia admnistrative Melan
8. Njësia admnistrative Muhurr
9. Njësia admnistrative Peshkopi
Njësia admnistrative Selishtë
10. Njësia admnistrative Sllovë
11. Njësia admnistrative Tomin
12. Njësia admnistrative Zall Dardhë
13. Njësia admnistrative Zall Reç
1 Aleanca për shqipërinë europiane
PS,
LSI,
PDIU,
ADK
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet
PD, PR, LZHK, PBKD, PPKDSH, POSH, PBD, MDL, PAA, AK, LDE, PDK
QV 118 Zgjedhës 57018 Meshkuj 29399 Femra 27619
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)