Është viti i dytë që në komunën e Klinës në Kosovë mbahet një aktivitet mbarëkombëtar, i vetmi në trojet shqiptare për nga lloji dhe organizimi,duke evidentuar një të vërtetë të pamohueshme të plisit të bardhë,simbol i identitetet kombëtar. Ideatori dhe organizatori i këtij evenimenti është drejtuesi i kulturës,krijuesi dhe aktori Ismet Krasniqi,i cili me përkrahjen e këshillit komunal dhe kolegëve të tij, Prend Buzhala, Gjon Gjergjaj dhe Idriz Berisha,tashmë është zyrtarizuar plotësisht organizimi I përvitshëm i “Ditës së Plisit” .
E ditën e shtunë,më 31 tetor,në fshatin Dobërdol,në odën e kullës së Zenel Hasan Berishës, u shënua edicioni i dytë i Ditës së Plisit. Për nder të kësaj dite, aty kishin ardhur mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Kurse, nuk mungoi as muzika folklorike me lahutë e çifteli, ndërsa për rëndësinë që e ka plisi folën të pranishmit,studiues dhe krijues vendor,nga Prishtina,Instituti Albanologjik,Gjakova,Maqedonia,Tirana,Shkodra, Tropoja, Mali i Zi,etj.

Plisi i bardhë, i quajtur edhe kapucë, qeleshe, zënë vend të rëndësishëm në trashëgiminë kombëtare,kurse në Kosovë është evidente ruajtja dhe trasmetimi ndër breza I kësaj tradite,mbajtja në kokë e plisit të bardhë.Në këtë konkluzion arritën edhe kumtuesit Muhamet Rogova, Fahri Xhara,Migena Arllati, Prend Buzhala Lulzim Logu, etj. E pikërisht ideatorët kanë shnuar një ditë në 12 muajt e vitit t’ia kushtojnë plisit, duke menduar së ai një ditë duhet të hyjë nën mbrojtje të UNESCO-s. Në fundgusht të këtij viti, tjë festë e njëjtë për plisin u mbajt edhe në Dajt të Tiranës,nga Shoqata “Bytyçi” e Tropojës. Diskutantë të ndryshëm në takim,hodhën idenë që festa e Plisit të bëhet e përbashkët ,duke caktuar mes qershorin e çdo viti si ditë kushtuar plisit.
Siç u shpreh për “Shqiptarja.com” edhe organizatori i aktivitetit, Ismet Krasniqi, plisi ka ekzistuar te shqiptarët që në kohën e ilirëve,duke e mbajtur të rinj e të moshuar deri në ditët e sotme. Në fotografi të vjetra,tha ai,si në dyluftime,në meshë në kishën e Deçanit,në afresket e kishave të hershme,janë gjurmët e plisit që mbanin në kokë formën origjinale të plisit.
Në Shqipëri është lënë në harresë plisi,ashtu sikundër edhe xhubleta apo veshjet e tjera popullore,në dallim nga viset e Kosovës,ku trashëgimia popullore është ruajtur dhe po ringjallet.
Madje ,sipas studiuesve ,të cilët e cekën edhe në kumtesat e tyre,në krijimin e gojëdhënës , kësula e bardhë e papës që i përngjet plisit,qeleshes tonë të rrumbullakët që mbahet në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë,(jo e atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII-të u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u mor vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.

Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojëdhëna të shumta e të ndryshme, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij.
Mbajtja e Ditës së Plisit në Klinë të Kosovës,është ora ndreqës e rikthimit të traditës së plisit,si pjesë e veshjes sonë popullore dhe e identitetit tonë kombëtar.

Foto të tjera
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com