TIRANE – Sot është dita ndërkombëtare "Në qytet pa makinën time". Nën këtë slogan në kryeqytet u organizuan aktivitete kulturore, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër.

Kështu, qytetarë të shumtë të kryeqytetit, janë bërë pjesë e lëvisjes me biçikleta për rreth një orë, nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi.

Në fjalën e tij ambasadori Sequi, e cillësoi ditën e sotme si mjaft të rëndësishme, dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të angazhohen për të pasur një qytet sa më të pastër, dhe një mjedis jetese sa më të shëndetshëm.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Pjesmarrja e njerëzve duke lëvizur në qytet në mënyrë më racionale është me rëndësi,në mënyrë që të kemi një mjedis më të pastër dhe cilësi më të mirë ajri për fëmijët tanë. Le të jemi europianë”, -  tha Sequi.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës, në kuadër të kësaj dite, ka njoftuar se do të ketë bllokime të pjesshme të rrugëve kryesore të kryeqytetit. Kështu në rrugët në drejtim të sheshit "Nënë Tereza" , rruga "Abdyl Frashëri", bulevardi "Dëshmorët e Kombit", rruga "Faik Konica", do të ketë kufizime të drejtimit të automjeteve.

Aktivitete kulturore në Korçë

Nën sloganin “Mjedis i paster,potencial turistik dhe zhvillim ekonomik”, Bashkia e qytetit të Korcës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore organizuan me nxënës të shkollave një paradë sensibilizuese, kushtuar ditës ndërkombëtare pa makina. Për 30 minuta përgjatë “Bulevardit Republika”deri tek parku rinia u bllokuar lëvizja e automjeteve,duke ia u kushtuar bulevardin kryesor në shenjë sensibilizimi qytetarëve dhe biçikletave.

Aktivitete edhe në Vlorë

Edhe në Bashkine e qytetit Vlorë, ka pasur aktivitete kulturore nga shoqëria civile, në kuadër të ditës së lëvizjes pa makina. Nxënës të shkollave të mesme kanë lëvizur me biçikleta nëpër rrugët kryesore të qytetit bregdetar, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për lehtësimin e trafikut dhe uljen e ndotjes mjedisore.


(sg/er.ci/Shqiptarja.com)