“Don Giovanni”, premierë në Teatrin 
 Kombetar të Operas dhe Baletit

“Don Giovanni”, premierë në Teatrin <br /> Kombetar të Operas dhe Baletit
“Don Giovanni”  Opera me 2 akte nga Wolfgang Amadeus Mozart,shkruar në vitin 1787, dhe shfaqur për herë të parë në vitin 1787,  është premiera që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të shfaqeë më 14/16/18 dhe 20 shtator 2015, ora 19:00.
 
Ky produksion do të sjellë në skenën e TKOB-së disa nga solistët më të mirë nga vendi, dhet artistë të huaj,  të cilët në drejtimin e regjisorit Mariano Bauduin, dirigjentit  Paolo J. Carbone, skenografinë e  Otto Sujan,  kostumet e Claudia Yannina Fascio (nën drejtimin e Lorena Marin), konceptin vizual skenik nga Mariano Bauduin dhe as/regjisore Ada Gurra, do të afirmojnë suksesin e padiskutueshëm të kësaj opere.
 
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, dirigjenti i korit Dritan Lumshi, koncertmaestër  Ardita Bufaj, dhe Ingrid Pulizo, dhe basso continuo per recitative nga Ingrid Pulizo dhe  Loreta Memaj do të mbështesin intepretët të cilët do të jenë Armando Likaj (Don Giovanni), Daniele Terenzi(Leporello), Sokol Tomorri(Komandanti), Eva Golemi dhe Ulpiana Aliaj(Donna Anna), Marco Ciaponni dhe Klodjan Kaçani(Don Ottavio), Dorina Selimaj, Emiljana Palushaj(Donna Elvira), Enrico Marchesini(Masseto), dhe Eriona Gjyzeli dhe Rezarta Qevani (Zerlina)./ATSH/

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’