Kryevepra e Servantesit, “Don Kishoti”, është rikthyer sërish mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar pas shfaqjeve të suksesshme të disa ditëve më parë.

Rolet kryesore, ato të Don Kishotit dhe Sanco Pancës janë luajtur me mjeshtëri nga aktorët e mirënjohur Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj. 

Skenografia dhe muzika përcillnin qartësisht mjedisin e Spanjës së Rilindjes duke i dhënë veprës karakterin që meriton. 

Gjuha e aktorëve e veshur me nota humori i përmbahet gjithashtu shqipes së Fan Nolit, përkthyesit të parë në shqip të kësaj vepre.

Duket se dhe këtë herë publiku nuk u zhgënjye nga shfaqja sepse salla ishte plot dhe vëmendja maksimale. 

Mesa duket, përpos notave të humorit, mesazhi i thellë që kjo vepër përcjell është transmetuar ashtu siç duhet tek shikuesit.

[gallery]19840[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com