Mjeku turk i ashtuquajtur “Dr Vdekja”, i akuzuar për heqjen e organeve të njërëzve në Kosovë, është zbuluar se jeton në Amstërdam në Hollandë. Lajmi është bërë publik nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi.

Yusuf Sonmez prej kohësh është në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli. Sipas të përditshmes Serbe “Kurir”, Sonmez është gjetur pas bashkëpunimit me një të infiltruar nga prokuroria serbe i cili kish kontaktuar me mjekun turk përmes e-maili-it, si i interesuar për blerjen e veshkave.

Për gjetjen e tij është lajmëruar menjëherë dhe kryeprokurori i EULEX në Kosovë, pasi Sonmez është i akuzuari kryesor në rastin e trafikimit të organeve të njohur si “Medicus”. Në bashkëpunim me palën Hollandeze, pritet dhe arrestimi e ekstradimi i i tij në Serbi.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)