“Dueli i shekullit” Mayweather
mposht me pikë Many Pacquiao

“Dueli i shekullit” Mayweather<br />mposht me pikë Many Pacquiao
Floyd Mayweather mposht me pikë Manny Pacquiao dhe fiton “ndeshjen e shekullit” në boks duke bërë të vetat edhe titujt WBA,WBC dhe WBO.

Vendim unanim i gjyqtarëve për një ndeshje që nuk respektoi shumë pritshmëritë me atë që u dha në ring. Kjo edhe për shkak të boksierit amerikan Mayweather që ka zhvilluar një duel perfekt në mbrojtje.

Në ndeshjen e milionave mes dy boksierëve më të mirë në qarkullim gjyqtarët ishin në një mendje për fitoren e Mayweather ndaj Pacquiao.

Vendimi i gjyqtarit të parë ishte më në favor të amerikanit në shifrat 118-110 ndërsa dy gjyqtarët e tjerë dhanë rezultatet 116-112.

Për Floyd Mayweather kjo ishte fitorja e 48-të në karrierë ndërsa për filipinasin erdhi humbja e 6-të. Mayweather I ka rezistuar sulmeve të Pacquiao i cili u përpoq që të dominonte duelin.
 
Por amerikani kishte kalkuluar mirë gjithçka dhe ka dhënë goditjet e duhura në momentin e duhur duke I mbyllur me fitore 12 raundet e ndeshjes së zhvilluar në Las Vegas.

”Dueli I shekullit” dhe I milionave të paktën në aspektin financiar I kënaq të dy boksierët. Manny Pacquiao edhe pse humbi futi në xhep 120 mln dollar ndërsa fituesi Mayweather arkëtoi nga kjo ndeshje plot 180 mln dollar plus bonuese të tjera.

boks

boks

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë