“E dija që do bëheshe e madhe”
fjalët e Ermalit për Elvanën zbulojnë një ‘sekret’

“E dija që do bëheshe e madhe”<br />fjalët e Ermalit për Elvanën zbulojnë një ‘sekret’
E ka kërkuar me ngulm suksesin ndërkombëtar dhe duket se ia ka arritur. Elvana Gjata ka publikuar këngën ‘When forever is over’ në bashkëpunim me David Guetta-n dhe menjëherë ka thyer rekordet e klikimeve. Por Elvana është shprehur s ky është vetëm fillimi dhe se ajo ka gati projektin e radhës.

Në mesin e urimeve ka spikatur dhe ai i mikut të saj, Ermal Mamaqit, i cili ndër të tjera zbulon edhe një sekret. “Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën.

Ky është vetëm fillimi… Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra.’-ka shkruan ai. Nuk dihet sa e vërtetë është, por Elvana është parë në shoqërinë e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber. Por edhe nëse nuk është e vërtetë na mbetet të themi vetëm një bravo për Elvanën, e cila pa dyshim i ka bërë shqiptarët të ndihen krenarë.

Se sa konkret është një bashkëpunim i Elvana Gjatës me Justin Bieber nuk e dimë me siguri, megjithatë vetëm pak kohë më parë këngëtaren e kemi parë me kanadezin e famshëm, madje edhe në disa raste me menaxherin e tij.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal