“Enigma”, në krye të trafikut të 
drogës me Italinë 1 biznesmen nafte

“Enigma”, në krye të trafikut të <br />drogës me Italinë 1 biznesmen nafte
TIRANË - Një tjetër rast ku pronari i një kompanie hidrokarburesh është përfshirë në trafikun e drogës është zbuluar nga policia italiane e ajo shqiptare. Ai është Altin Hajri, i shpallur në kërkim si kreu i organizatës kriminale të 21 shqiptarëve të përfshirë në narkotrafik. Hajri rezulton pronar i “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar 7 vite më parë.

...
Një pasuri që përllogaritet në 10 milion euro është vënë në masën e sekuestros nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo pasuri zotërohet nga dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajri, të cilët paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i kanë investuar në hoteleri, komplekse eventesh, servise makinash moderne, automjete  dhe pasuri të tjera të patundshme si shtëpi etj. E gjithë kjo pasuri tashmë është bllokuar, ndërkohë që dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare.

Një pjesë e parave që ata fitonin nga trafikimi i drogës është shpenzuar në investime të ndryshme, ndërkohë që pjesa tjetër shkonte për të likujduar personat ku ata e blinin lëndën narkotike, siç ishin turqit. Në Shqipëri dy vëllezërit kishin ngritur një perandori biznesesh, ku vitet e fundit kishin hapur dhe një kompleks eventesh, duke e emërtuar “Kompleksi Golden” me 10 mijë metra katrorë.

Pikërisht në këtë kompleks organizohen dasma dhe evente të ndryshme deri në spektakle bukurie. Ndërkohë disa ambjente të kompleksit shërbejnë dhe si lavazhe, dhe bar kafe. Po në Shqipëri janë sekuestruar tre mjete për paketimin e drogës, një furgon, një motorr, dy navigatorë satelitarë, 51 aparate celularë, një thikë.

altin emiljan hajri
(Vellezerit Altin dhe Emiljan Hajri)

Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë faksimilen e bizneseve të Altin Hajris, i cili rezulton pronar në kompaninë e hidrokarbureve “Alt Oil 2008”.

Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit kompania e personit të konsideruar “kapo” i grupit të strukturuar kriminal të drogës, operon me seli në Durrës Xhafzotaj pranë Kompleksit “Golden” për të cilin mediat italiane raportojnë se është pronë e vëllezërve Hajri.

dokumenti me logo

Po sipas QKR-së kjo kompani me pronar Altin Hajrin ka si aktivitet të sajin import-eksport, tregtimin me pakicë të karburanteve lubrifikanteve, lëndëve djegëse etj, si dhe Hoteleri -Restorant etj.

Aktivitetin tregtar Hajri e ka nisur në 14 maj të 2008-ës ndërsa rezulton pronar i kompanisë së hidrokarbureve me 100 % të aksioneve.

Nga trafiku i drogës sipas Guardia di Finanzës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, 21 anëtarët e kësaj organizate në një vit arrinin të qarkullonin miliona euro drogë ndërsa sasia e sekuestruar prej 1 ton kap vlerën e 10 milion eurove.

Video- Kompleksi Golden
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic