FIER - Kadrie Kalemaj, 70 vjeç, është një grua e moshuar që vuan nga çrregullime të rënda mendore. Të afërmit e saj kanë gjetur një mënyrë makabre për ta mbajtur nën kontroll. Që prej dy vjetësh e kanë lidhur nga njëra këmbë me një zinxhir të rëndë që nuk e lejon të largohet nga një divan i vendosur para shtëpisë.

Është e vetmja mënyrë që kanë gjetur për të mbajtur në kontroll agresivitetin e saj. Ndërkohë Kadrija ka vetëm 1 metër hapësirë për të lëvizur, aq sa gjatësia e zinxhirit që e mban të lidhur. Këto pamje të siguruara nga Shqiptarja.com tregojnë kushtet e tmerrshme në të cilat është e detyruar të kalojë pleqërinë kjo grua.

E moshuara është nga romët e Fierit dhe të afërmit tregojnë se kanë kërkuar ndihmë ngja spitali psikiatrik i Vlorës, por ata nuk e kanë marrë përsipër. “Jam i detyruar të bëj një gjë të tillë. Askush nuk më ndihmon”, thotë bashkëshorti i saj Sinani.

grua zinxhire fier kadrie kalemaj





























(ek/im/shqiptarja.com)