“Etno Fest” në Kosovë, Mehdi
Malkaj merr çmimin 'Artisti më i mirë'

“Etno Fest” në Kosovë, Mehdi<br />Malkaj merr çmimin 'Artisti më i mirë'
Në edicionin e gjashtë të Festivalit të Arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest” i cili u zhvillua nga data 7-11 Shtator 2016 në Etnokompleksin e Fshatit Kukaj, Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" u prezantua me shfaqjen “Marr guximin” monodramë nga Mehdi Malkaj i cili u nderua me çmimin "Artisti më i Mirë" .
 
 “Të dashur miq kam dëshirë që gëzimin tim ta ndaj me ju. Jam fituesi i çmimit të aktorit me të mirë të etnofestit që u zhvillua për pesë ditë me radhë në Kosovë”, ka shkruar aktori në profilin e tij në Facebook.
 
Mehdi Malkaj njihet për rolet e tij të shumta në teatër dhe kinematografi. Roli i tij më i fundit është ai i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Aktualisht, Mehdi Malkaj punon në Teatrin Kombëtar ku angazhohet në role të ndryshme teatrale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë