Shtohen mundësitë e ndërhyrjes për përmirësimin e sjelljes dhe integrimin e fëmijëve që vuajnë nga Autizmi. Kjo po bëhet e mundur përmes teknikave më të fundit që Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” po fut në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë falë rekomandimeve të Organizatës Ndërkombëtare “Autism Speaks”. Tashmë fëmijët e rritur që vuajnë nga Autizimi nuk do të ndihen më të braktisur.
Për herë të parë në Shqipëri, po mundësohet për ndërhyrje të këtyre mashave. Sipas, ekspertëve nga Qendra e Kërkimeve dhe Shërbimeve për Fëmijë dhe Adoleshentë shprehen se, ajo ç’ka metoda e Mësimit të Reagimeve të Kontrolluara i kushton shumë vëmendje dhe merr avantazh, është se fokusohet te motivimi i fëmijës. “Avantazhi që ka kjo metodë nga të tjerat është natyraliteti i saj. Pra mund të zhvillohet në çdo ambient nga mësuesi, prindi apo terapisti dhe zhvillimi i aftësive është më i lehtë nga dhoma e terapisë, në shtëpi apo edhe në klasën që ai do të frekuentojë”, shprehen ekspertët. Gjithashtu, sipas tyre, kërkimet që janë kryer 20 vitet e fundit për këtë lloj ndërhyrjeje, kanë treguar se ajo është efektive për fëmijët e rritur dhe të prekur nga Autizimi.
Kjo ndërhyrje e cila po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, u krijon shanse fëmijëvembi moshën 8 vjeç dhe gjatë adoleshencës të përshtatin më shpejt aftësitë që ata fitojnë nga terapia dhe të bëhen një ditë të pavarur në jetën e tyre falë integrimit dhe specializimit nga puna në klasë.
Shkrimi u botua ne gazeten shqiptare.com
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com