Një goditje e rëndë për CNN, tre gazetarë detyrohen të dorëhiqen për një artikull i cili u publikua në rrjet dhe u hoq brenda pak orësh.

Një artikull që kishte të bënte më cështjen aq shumë të përfolur Russiagate, ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale dhe roli i Trump dhe stafit të tij në këtë cështje.

Aryseja që ata largohen: Nuk respektuan procedurën e verifikimit të fakteve. Ata u bazuan vetëm tek një burim.

Gazetarët publikuan informacione për lidhje të mundshme mes Kremlinit dhe Antony Scaramucci anëtar i ekipit të Trump.
 
Gazetarët që detyrohen të dorëhiqen janë autorët e shkrimit, Thomas Frank i cili ka punuar si gazetar lufte në Irak,  fituesi i cmimit Pulitzer Eric Lichtblau dhe Lex Haris, shef i sektorit të investigimit.

Shkrimi i tyre investigues që fliste për një lidhje të mundshme mes Scaramucci dhe dhe Kremlinit u publikua dhe u tërhoq brenda pak minutash.

Një vendim i tillë  është një goditje për rrjetin televiziv CNN dhe  një fitore për Trump i cili thotë se po lufton ‘fake news’ lajmet e rreme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com