“Fanfara Tirana” me artistët e njohur
italianë 'ndezin' sheshin e Romës

“Fanfara Tirana” me artistët e njohur<br />italianë 'ndezin' sheshin e Romës
Muzikë dhe entuziazëm në sheshin e Romës.

“Fanfara Tirana” ka interpretuar mbrëmjen e 1 majit në koncertin më të madh live që zhvillohet në Itali “Primo Maggio 2016”. 

Orkestra frymore shqiptare është ngjitur disa herë në skenën italiane në sheshin San Giovanni të Romës dhe ka ngjallur entuziazëm në publik. Në këtë skenë orkestra shqiptare ka interpretuar krahas artistëve më të njohur italianë, si Max Gazze, që është është më i famshmi për momentin në Itali, Fabrizio Moro, Peppe Barra, etj.

Koncerti i madh live në Itali është transmentuar nga RAI, ndërkohë që orkestra shqiptare performon projektin “Pogonista” së bashku me grupin Modena City Ramblers, një ndër grupet më të njohura të muzikës folk në Itali. Me një entuziasmi të madh, koncerti ka vijuar deri në orët e para të mengjesit të ditës së sotme.

Orkestra Frymore Fanfara Tirana është grupi i vetëm shqiptar ka arritur jo vetëm të eksportojë artin shqiptar në botë, por edhe të ketë famë e sukses ndërkombëtar.

Linku i videos së koncertit

Fanfara Tirana

Fanfara Tirana

Fanfara Tirana

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri