Shqiptarët drejtojnë bandat e drogës ne Londër, kështu shkruhet në mediat britanike. “London Evening Standard”, duke ju referuar të dhënave të Agjencisë Britanike të Luftës kundër Krimit, NCA, e njohur ndryshe si FBI-ja britanike, shkruan se bandat shqiptare janë të mirë vendosura, duke sjellë në Britani drogë të klasit të parë dhe duke e përdorur kryeqytetin britanik si qendër të operacioneve të tyre. Në tre vitet e fundit, nga operacionet e kësaj agjencie zbulimi, janë dënuar 123 shqiptarë me një dënim total prej 680 vitesh burg. Ndërkohë, 13 të dyshuar të tjerë janë në pritje të dënimit.