Pas bujës së madhe mediatike, duket se komedia “Femrat” ka mbushur plot për herë të parë kinematë e Tiranës.

Sekreti i këtij suksesi nuk është vetëm komedia e cila prej kohësh i ka munguar publikut shqiptar, por loja brilnate e aktorit karizamtik Ermal Mamaqi.

ermal mamaqi

Këtë gjë e dëshmuam edhe nga postimi i fundit i Mamaqit në “facebook” ku shkruan: “Të dashur miq. Faleminderit që më bëtë të fitoj bastin e vënë me drejtuesit e Digitalb! Filmi "Femrat" kaloi shitjet e biletave të "Avatar".

Faleminderit që përkrahni filmin shqiptarë më shumë se filmat e huaj. Ju presim në të gjitha kinematë e Tiranës. Tashmë dhe në Durres”, përfundon Ermali.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(B.T/shqiptarja.com)