“Festa e Miqësisë” nga birra Elbar
10 ditë dedikuar miqësisë së vërtetë

“Festa e Miqësisë” nga birra Elbar<br />10 ditë dedikuar miqësisë së vërtetë
Elbar, birra më e re Shqiptare, organizoi prej datës 4-13 shtator në Pedonalen e Tiranës, “Festën e Miqësisë”. Kjo festë, dedikuar miqësisë së vërtetë, mirëpriti çdo ditë me mijëra pjesëmarrës për të kaluar mbrëmje të mrekullueshme nën shoqërinë e miqve të tyre dhe shijes së vërtetë të birrës Elbar.
 
Për 10 ditë rresht, birra Elbar ofroi një atmosferë miqësore dhe argëtuese, me muzikë të përzgjedhur, lojëra dhe plot surpriza. Miq special të kësaj feste ishin artistë të mirënjohur të skenës shqiptare që performuan live.

Ditët e festës përkuan edhe me ndeshjet e skuadrës sonë kombëtare, në rrugëtim e tyre në kampionatin Europian. Birra Elbar ndau me miqtë emocionet e këtyre ndeshjeve të mëdha duke mbështetur skuadrën kombëtare të futbollit.

20% e të ardhurave nga “Festa e Miqësisë” do të shkojnë si kontribut nga birra Elbar, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytetin e Tiranës.

Elbar është një birrë 100% shqiptare e sjellë pranë konsumatorëve përmes një investimi të ri dhe teknologjie moderne në fabrikën e Glinës, në Gjirokastër. Prodhimi i birrës Elbar ka mundësuar edhe punësimin e dhjetëra të rinjve shqiptarë.

Festa e miqësisë do të vazhdojë aktivitetin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

pedonale

elbar

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve